Sport
Joselu refuzon Evropën, sulmuesi spanjoll ndërron ambient por vijon karrierën në Katar
Reklamë e Sponsorizuar
Sulmuesi i njohur dhe ish-lojtari i Real Madridit, Joselu, ka zyrtarizuar skuadrën e tij më të re, duke hedhur poshtë çdo aludim për një rikthim të mundshëm në futbollin evropian.
Pavarësisht zërave që e lidhnin me një rikthim në Evropë, ai ka preferuar të vazhdojë aventurën në gadishullin arabik, duke pranuar ofertën e klubit Al Sailiya, ku është bashkuar si lojtar i lirë.
Palët kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, e cila do të jetë e vlefshme deri në përfundim të edicionit, saktësisht deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm.
Kujtojmë se gjatë dy sezoneve të kaluara, Joselu ishte pjesë e Al-Gharafas, ku pati një periudhë mjaft produktive me 58 ndeshje të zhvilluara dhe 28 gola të shënuar, kontribut ky që i solli skuadrës edhe fitimin e dy kupave vendase.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: