Kronikë
Incidenti me dhunën policore ndaj dy të rinjve në Shkup, reagon zyrtarisht Ministria e Punëve të Brendshme
Reklamë e Sponsorizuar
Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me raportimet e fundit publike, sipas të cilave më 7 tetor 2026, në territorin e kryeqytetit, dy qytetarë të rinj janë bërë pre e dhunës fizike nga ana e efektivëve të policisë gjatë kryerjes së detyrës, incident në të cilin pretendohet se u është shkaktuar edhe dëm material automjetit të tyre.
Si përgjigje ndaj këtyre pretendimeve, nga institucioni policor bëjnë të ditur se ministri i Punëve të Brendshme ka lëshuar urdhër të prerë që Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale të angazhohet menjëherë në zbardhjen e plotë të këtij rasti.
"Departamenti po ndërmerr masa dhe veprime për konstatimin e plotë të gjendjes faktike dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për konstatimin e përgjegjësisë eventuale të nëpunësve policorë të përfshirë", thuhet në njoftimin e ministrisë.
Në fund, nga MPB kanë siguruar se sapo të zbardhet e vërteta e plotë e ngjarjes, do të ndërmerren masat adekuate ligjore ndaj çdo përgjegjësi, ndërsa publiku do të njoftohet në mënyrë transparente dhe me kohë për çdo zhvillim të ri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: