Ekonomi
Vllaznia i jep fund bojkotit, kuqeblutë zbresin në fushë para duelit vendimtar me Dinamon
Reklamë e Sponsorizuar
Kriza financiare duket se është lënë pas përkohësisht në kampin shkodran. Sipas pamjeve të siguruara nga fotografi zyrtar i klubit, Mikel Thepina, skuadra e Vllaznisë është rikthyer plotësisht në seancat stërvitore, duke mbyllur kështu protestën e ndërmarrë për shkak të pagave të prapambetura.
Ky zhvillim pozitiv vjen vetëm 48 orë përpara sfidës delikate që kuqeblutë do të luajnë në stadiumin “Loro Boriçi” kundër Dinamos, takim ky i vlefshëm për javën e 6-të të Abissnet Superiores.
Përballja e radhës do të shënojë edhe debutimin e trajnerit Csaba Laszlo në krye të stolin shkodran. Tekniku i ri do të kërkojë kthesën e madhe dhe ringritjen e ekipit, i cili aktualisht pozicionohet në vendin e fundit të klasifikimit me vetëm 2 pikë të grumbulluara.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: