Sport
Antonelli synon triumfin në Singapor: Paketa e re e përmirësimeve çelësi i suksesit
Reklamë e Sponsorizuar
Lideri i kampionatit në Formula 1, Kimi Antonelli, ka një shans të artë për të shtuar avantazhin e tij prej 84 pikësh ndaj George Russell, teksa gara e radhës zhvillohet në pistën e Singaporit.
Pozita e vështirë e shokut të skuadrës, i cili do të niset nga fundi i grilës për shkak të ndryshimit të një komponenti të njësisë së fuqisë Mercedes, i hap rrugë pilotit italian për të shkëputur edhe më shumë diferencën në renditjen e përgjithshme.
Një nga pikat më interesante të kësaj fundjave do të jetë krahasimi direkt mes dy bolideve Mercedes W17, të cilat do të garojnë me specifikime të ndryshme. Makina e drejtuar nga Antonelli do të mbajë paketën e re të zhvillimit, ndërsa ajo e Russell do t'i mungojnë këto përmirësime të fundit.
Ky testim paralel i shërben skuadrës për të matur me saktësi efikasitetin dhe shifrat reale të performancës që sjell ky përditësim teknik. Kujtojmë se edicionin e kaluar në këtë pistë, Antonelli e nisi garën nga vendi i katërt dhe e mbylli atë i pesti.
Në prononcimet e tij për mediat nga Singapori, Kimi Antonelli ndau pritshmëritë dhe synimet për fundjavën: “Po kërkojmë përgjigje lidhur me paketën e re të përmirësimeve. George po rikthehet te paketa e vjetër, për të cilën e dimë se funksionon shumë mirë, veçanërisht në pista si kjo”.
“Shpresojmë ta kuptojmë më mirë paketën e re dhe të shfrytëzojmë potencialin e saj. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën me atë që kemi, por ndihem më i sigurt në prag të kësaj fundjave. Do të synojmë fitoren; ky është mentaliteti ynë”, përfundoi deklaratën e tij italiani.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: