Kronikë
Situatë alarmante në Selenicë: Flakët masive rrezikojnë banesat, ndërhyjnë zjarrfikëset e Vlorës
Reklamë e Sponsorizuar
Një vatër e madhe zjarri ka rënë në fshatin Kotë, që bën pjesë në Bashkinë e Selenicës, duke alarmuar banorët e zonës.
Për shkak të erës dhe kushteve në terren, flakët janë përhapur me ritme të shpejta, duke iu afruar rrezikshëm zonës së banuar dhe duke vënë në rrezik shtëpitë e banorëve.
Për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar ndonjë fatkeqësi, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse nga Vlora, të cilat po bashkëpunojnë ngushtë në terren për neutralizimin e flakëve.
Ndërkohë, aksioni për shuarjen e vatrës vijon intensivisht, ndërsa autoritetet ende nuk kanë një informacion zyrtar mbi shkaqet që sollën këtë zjarrvënie.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: