Aktuale
Fenomeni Piro Millona-Minella: Autori që ka botuar tri libra brenda 20 ditësh dhe kujtesa e tij e jashtëzakonshme
Reklamë e Sponsorizuar
Piro Millona-Minella ka shtuar në portofolin e tij letrar librin e shtatëmbëdhjetë, një arritje e shënuar ku brenda një periudhe prej vetëm 20 ditësh ka sjellë për lexuesit tri vepra të reja. Duke huazuar metaforën e famshme të Oskar Uajldit “Dua të bëhem libër!”, ai duket se e ka mishëruar plotësisht këtë thënie përmes krijimtarisë së tij të pandalur.
Këto vepra nuk burojnë nga fletët e fshehura në xhepa, por nga një memorie e jashtëzakonshme dhe perfekte që i ka i ka dhënë atij me të drejtë epitetin “Piro Kujtesa”. Përtej sasisë, ajo që tërheq vëmendjen është stili i shkrimit, ku çdo rrëfim është një përjetim i vërtetë i ngjyrosur me tone të theksuara lirike, duke bërë që proza të lexohet si një poezi e pastër, sipas konceptit të njohur të Sharl Bodlerit.
Faqet e këtyre librave ngjallin emocione të forta që ngjajnë me magjinë e përrallave, duke kërkuar shpesh një lexim të dytë për t'u përthithur plotësisht. Rrëfimet përfshijnë një hark kohor të gjerë, që nga fëmijëria e hershme, adoleshenca, vitet e shkollës e të fakultetit, e deri te katër dekada punë dhe dalja në pension.
Në këto kujtime, autori sjell në vëmendje figura grash dhe burrash që kanë lënë gjurmë në jetën e tij, duke ndërthurur nostalgjinë, mallin dhe dashurinë me dhimbjen e realitetit. Një nga vlerat më të larta të këtij rrëfimi është ruajtja e rreptë e etikës dhe anonimatit, duke mbrojtur dinjitetin e çdo personazhi të përfshirë.
Megjithëse prej kohësh në pension, Piro Millona-Minella nuk ndalet së punuari çdo ditë. Në qendër të vëmendjes së tij nuk është kurrë vetvetja, por portretizimi i njerëzve me vlera dhe kontribut të spikatur për shoqërinë dhe atdheun, duke u dhuruar të gjithë kontingjentin e librave pa marrë asnjë cent si autor.
Në botimin e fundit, një donator anonim ka lehtësuar barrën e botimit, duke reflektuar filozofinë e dhënies si akt dashurie, ashtu siç shprehej Lao Ce. Përvojat e lexuara në këto libra ngjajnë me një muze artistik apo me rrëfimet magjike të “Një mijë e një netëve”, ku çdo faqe provon se jeta ia vlen të theksohet e të jetohet, në përputhje me mendimin e Frojdit.
Përballë sfidës së të shkruarit, e cila sipas Samuel Xhonson kërkon shfletimin e një biblioteke të tërë, autori qëndron vazhdimisht pranë librave. Krijimtaria e tij, e ngjashme me copëza shpirti, dëshmon se siç thoshte Bernard Shou, çdo libër i vlefshëm është thellësisht shpirtëror.
Pero Millona-Minella tashmë po përgatit librin e radhës, duke u mbështetur vetëm te pensioni i tij dhe i bashkëshortes, pasi botimi i veprave mbetet një sfidë financiare, pavarësisht vlerës së jashtëzakonshme që ato mbartin për lexuesin dhe trashëgiminë kulturore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: