Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Aksident fatal në Itali: Humb jetën 35-vjeçari shqiptar pasi u godit nga një trung peme

Redaksia Lajmetereja • 08-10-2026 17:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Aksident fatal në Itali: Humb jetën 35-vjeçari shqiptar pasi u godit nga një trung peme
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali, ku një punëtor 35-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike ditën e mërkurë, pasi është goditur nga një trung peme dhe më pas ka rënë në një humnerë. Aksidenti fatal ka ndodhur në një zonë pyjore në Rasora të Castiglione dei Pepoli, në provincën e Bolonjës. Sipas informacioneve të siguruara, viktima ishte duke punuar për prerjen e pemëve në shoqërinë e një kolegu të tij. Gjatë procesit të sistemimit të trungjeve të prera, njëri prej tyre është shkëputur papritur, duke e goditur punëtorin dhe duke e rrëzuar në një greminë. Kolegu i tij ka dhënë alarmin menjëherë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur me shpejtësi forcat e karabinierëve, ekipet e Shpëtimit Alpin, si dhe shërbimi i Mjekësisë së Punës pranë Autoritetit Shëndetësor Lokal (Ausl). Pavarësisht përpjekjeve maksimale dhe ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve të emergjencës, për 35-vjeçarin nuk ka pasur asnjë shpresë mbijetese. Trupi i tij i pajetë është nxjerrë nga humnera dhe tashmë i ka kaluar për verifikim autoritetit gjyqësor. Ndërkohë, autoritetet kompetente italiane kanë nisur hetimet përkatëse për të hedhur dritë mbi rrethanat dhe dinamikën e saktë të këtij aksidenti tragjik në punë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar