Aktuale
Ben Affleck flet hapur për jetën pas divorcit dhe raportin e veçantë me Jennifer Garner
Reklamë e Sponsorizuar
Aktori i njohur Ben Affleck ka ndarë detaje rreth dinamikës së tij familjare, duke e cilësuar bashkëprindërimin me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner, si një përvojë "të mrekullueshme".
Protagonisti i filmit "Gone Girl", i cili i dha fund martesës 13-vjeçare në vitin 2018, ndan tre fëmijë me 54-vjeçaren e serialit "Alias": Violet (20 vjeç), Fin (17 vjeç) dhe Samuel (14 vjeç). Në një prononcim për revistën Variety, ai u shpreh se rutina e tij ditore sillet kryesisht rreth angazhimeve familjare.
"Nuk kam asgjë skandaloze në jetën time. Punoj shumë dhe më pas shkoj në shtëpi për të marrë fëmijët nga shkolla. Hamë darkë së bashku, nëse ata pranojnë të kalojnë kohë me mua. Ata qëndrojnë një javë me mua dhe një javë me mamanë e tyre. Ata kanë një marrëdhënie të shkëlqyer me mamanë e tyre, për të cilën edhe unë jam vërtet shumë mirënjohës. E di që do të ketë situata të vështira dhe nuk dua ta prish mbarëvajtjen aktuale, por kjo periudhë e jetës sime, si qenie njerëzore, është vërtet e mrekullueshme", deklaroi Affleck.
Ndërkohë, aktori 54-vjeçar sqaroi edhe arsyet pse preferon të punojë vetëm në Los Anxhelos, duke shmangur udhëtimet e largëta ndërkombëtare.
"Jam i divorcuar, kam kujdestari të përbashkët dhe nuk dua t'i humbas këto vite. Fëmijët e mi janë këtu dhe jeta e tyre po kalon shumë shpejt. Nuk dua të jem i detyruar të shkoj në Shreveport apo Nju-Meksiko për të punuar. E di që disa njerëz nuk e kanë luksin për të bërë zgjedhje të tilla. Sigurisht që jam me fat, por e di nga përvoja se ekipet më të mira të xhirimeve në botë ndodhen në Los Anxhelos", shtoi ai.
Sa i përket jetës sentimentale pas ndarjes nga Jennifer Lopez, Ben theksoi se krijimi i lidhjeve të reja romantike nuk përbën prioritet. Ai po i kushtohet plotësisht karrierës dhe kujdesit për fëmijët e tij dhe të Garner.
Aktori po ashtu theksoi se ndihet në një "gjendje të mirë" psikologjike që prej janarit të vitit 2025, kur ai dhe 57-vjeçarja Jennifer Lopez finalizuan divorcin pas një martese dyvjeçare.
"Jam mirë dhe jam i lumtur. I di cilat janë prioritetet e mia. Nuk mund të kesh dy gjëra që janë njëkohësisht 'më të rëndësishmet' në jetë. Për mua, ato janë fëmijët. Kjo është gjëja kryesore. Pastaj kam punën, të cilën e dua ku ndihem shkëlqyeshëm. Kush e di se çfarë aventurash do të sjellë jeta? Jam i hapur ndaj tyre, por nuk po përpiqem të ndjek asgjë me ngulm", përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: