Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Dashamir Shehi lëshon akuza të forta ndaj mazhorancës: Reforma e re territoriale ka prapaskena elektorale dhe mungesë konsensusi

Redaksia Lajmetereja • 08-10-2026 16:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Dashamir Shehi lëshon akuza të forta ndaj mazhorancës: Reforma e re territoriale ka prapaskena elektorale dhe mungesë konsensusi
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj maxhorancës lidhur me zhvillimet e fundit brenda dhe jashtë dyerve të Kuvendit, në vigjilje të seancës plenare të kësaj të enjteje, ku pritet të kalojë për votim projektligji për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë prononcimit të tij, Shehi e ka etiketuar nismën e qeverisë si një proces me synime të pastra elektorale. Ai ka vlerësuar se insistimi për ta miratuar këtë reformë në mënyrë të njëanshme, pa u ulur më parë në tryezën e dialogut me opozitën, përbën një veprim të pamatur politik. “Elektorale, elektorale, absolutisht elektorale. E para e punës. E dyta, në këtë marrëzi që e kap që çdo gjë vendos ky, thotë ‘e bëj’. Ore, pse e voton me një deputet sa i bën 83?, Pastaj të mungon fryma, të mungon shpirti i marrëveshjes. Këto bashki nesër do administrohen minimalisht një e treta nga pala opozitare. Këto bashki, në qoftë se ndryshon qeveria, çfarë do t’u bëjmë? Do t’u rikthehemi prapë edhe nga e para një reforme tjetër”, u shpreh Shehi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar