Aktuale
Momente paniku në koncert: Celine Dion rrëzohet në skenë, por tregon forcë të jashtëzakonshme
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtarja me famë botërore, Celine Dion, është rrëzuar gjatë një performance live në Francë, por ka reaguar menjëherë duke u ngritur në këmbë dhe duke vazhduar shfaqjen sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Nanterre, ndërsa artistja po mbante koncertin e radhës në kuadër të turneut të saj të titulluar "Celine Dion Paris 2026–2027".
Pavarësisht rrëzimit, ajo është çuar pa humbur kohë, i ka dhënë shenjë publikut me gishtin e madh lart për t'i qetësuar se gjithçka ishte në rregull dhe ka vijuar interpretimin.
Vitet e fundit, ylli i muzikës ishte shkëputur nga skena për shkak të diagnostikimit me Sindromën e Njeriut të Ngurtë, një sëmundje e rrallë neurologjike që sjell ngurtësim të muskujve dhe spazma të dhimbshme.
Pavarësisht sfidave shëndetësore, Dion bëri një rikthim spektakolar në skenë në vitin 2024, duke performuar në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: