Aktuale
BVA Cup 2026: Drita mbyll paraqitjen me humbje përballë CSKA-së së Sofjes
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i volejbollit për femra Drita nga Gjilani ka regjistruar një tjetër rezultat negativ në kuadër të Kupës Ballkanike BVA 2026, e cila po zhvillohet në Strumicë të Maqedonisë së Veriut.
Ekipi gjilanas është mposhtur me shifrat 3:1 në sete (25:19, 25:23, 22:25, 25:15) nga skuadra bullgare, CSKA e Sofjes.
Gjatë kësaj përballjeje, vajzat e Dritës arritën të tregojnë epërsi ndaj kundërshtares vetëm në setin e tretë, të cilin e mbyllën në favor të lor me rezultatin 25:22.
Me këtë ndeshje dhe pas tri takimeve të zhvilluara gjithsej, Drita regjistron bilanc prej një fitoreje dhe dy humbjesh, duke e mbyllur këtë edicion garues në pozicionin e tretë në tabelë.
Pavarësisht rezultatit përfundimtar, ky turne rajonal ka shërbyer si një eksperiencë e vlefshme zhvillimi për skuadrën e udhëhequr nga trajneri Lorik Ilazi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: