Kronikë
Tragjedi në rrugën Maqellarë-Peshkopi: Shtatë të lënduar, mes tyre pesë anëtarë të një familjeje
Reklamë e Sponsorizuar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, përkatësisht në zonën e njohur si Dovalan, duke shkaktuar plagosjen e shtatë personave.
Sipas informacioneve të para, pesë nga të dëmtuarit i përkasin të njëjtës familje. Mes të lënduarve ka edhe fëmijë, ndërsa disa prej tyre raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje u dërguan fillimisht për ndihmë mjekësore në Spitalin e Peshkopisë. Megjithatë, për shkak të nevojës për trajtim më të specializuar, ata janë transportuar drejt Tiranës me një karvan prej gjashtë ambulancash.
Ndërkohë, autoritetet policore kanë nisur hetimet intensive në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e sakta që çuan në këtë përplasje të rëndë rrugore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: