Sport
Fundi i një epoke: Fabio Borini i thotë lamtumirë futbollit profesionist
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-sulmuesi i njohur italian, Fabio Borini, ka bërë të ditur të mërkurën në mbrëmje vendimin e tij për t'i dhënë fund karrierës si futbollist profesionist. Lajmin e ka konfirmuar vetë lojtari përmes një mesazhi emocionues të ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.
“Dua ta falënderoj atë djalosh që nuk pushoi kurrë së besuari. Njeriu që jam sot do të vazhdojë të besojë në mundësinë e radhës, këtë herë pa një top në këmbë, por me të njëjtin besim”, ka shkruar Borini në njoftimin e tij lamtumirës.
Karriera e italianit ka qenë mjaft e pasur, duke u zhvilluar nëpër disa prej kampionateve më prestigjioze të botës. Ai u bë pjesë e Liverpoolit në verën e vitit 2012, duke u transferuar nga radhët e Romës. Gjatë sezonit të tij debutues në “Anfield”, ai regjistroi 20 paraqitje dhe shënoi dy gola, përpara se të niste një aventurë si i huazuar te Sunderlandi.
Gjatë rrugëtimit të tij në futboll, Borini ka mbrojtur ngjyrat e shumë klubeve të njohura si Chelsea, Swansea City, Parma, Roma, AC Milan, Hellas Verona, Karagumruk, Sampdoria dhe së fundmi Salford City.
Në aspektin ndërkombëtar, ai ka qenë pjesë e rregullt e përfaqësueseve të Italisë në nivele të ndryshme të grupmoshave, ndërsa ka arritur të regjistrojë edhe një paraqitje zyrtare me fanellën e kombëtares së parë të “Azzurrëve”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: