Kronikë
Tragjedi në Kurbin: Babai aksidenton për vdekje vajzën e tij 3-vjeçare me mjet bujqësor
Reklamë e Sponsorizuar
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një aksident fatal i ka marrë jetën një të miture.
Sipas informacioneve zyrtare të Policisë së Shtetit, rreth orës 19:50, shtetasi B.A., 45 vjeç, ishte duke manovruar me një mjet bujqësor në oborrin e banesës së tij. Gjatë këtij veprimi, ai ka goditur aksidentalisht vajzën e tij vetëm 3 vjeçe.
Goditja ka qenë fatale për të miturën, e cila ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e rëndë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur grupi hetimor dhe ekspertët përkatës. Nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së këtij incidenti tragjik që ka shokuar banorët e zonës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: