Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Parashikimi i motit: Vranësira, reshje shiu dhe ulje temperaturash në vend

Redaksia Lajmetereja • 26-09-2026 08:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Parashikimi i motit: Vranësira, reshje shiu dhe ulje temperaturash në vend
Për ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut parashikohet mot pjesërisht i vranësur, ndërsa në orët e mëngjesit do të ketë reshje lokale shiu në intervale të kohëpaskohshme. Sipas parashikimeve meteorologjike, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 14 gradë Celsius, kurse vlerat maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 15 deri në 21 gradë. Në kryeqytet, në Shkup, moti do të karakterizohet me vranësira. Gjatë natës dhe në mëngjes priten reshje të herëpashershme shiu, të shoqëruara me erë të lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Termometri në Shkup do të shënojë temperaturë minimale prej 11 gradësh, ndërsa ajo maksimale do arijë deri në 20 gradë Celsius. Duke filluar nga dita e diel dhe përgjatë gjithë javës së ardhshme të punës, vendi ynë do të përfshihet nga mot pjesërisht i vranët, por me tendencë ngrohjeje dhe me intervale me diell. Megjithatë, meteorologët paralajmërojnë se do të ketë sërish kushte për reshje të izoluara shiu, ndërsa era do të vijojë të fryjë lehtë deri mesatarisht nga veriu.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar