Sport
Mesazhi prekës i Cristian Romeros pas ndeshjes së fundit të Lionel Messit me Argjentinën
Reklamë e Sponsorizuar
Pas paraqitjes së fundit të Lionel Messit me fanellën e kombëtares së Argjentinës, mbrojtësi dhe kapiteni i ri i skuadrës, Cristian “Cuti” Romero, ka përcjellë një dedikim tejet emocional për yllin argjentinas dhe njëkohësisht për mbrojtësin veteran, Nicolas Otamendi.
Duke evokuar kujtimet e përbashkëta nga vitet e arta të kombëtares, Romero e ka vlerësuar këtë moment si mbylljen e një kapitulli të lavdishëm dhe historik për futbollin argjentinas.
“Çfarë privilegji të kem ndarë kaq shumë momente me ju të dy. Sot përfundon një epokë – më e madhja në historinë e vendit tonë dhe të këtij sporti. Leo, ti që bëre kaq shumë ëndrra realitet dhe na lë një trashëgimi që do të zgjasë përgjithmonë. Diçka e tillë nuk do të ndodhë më. Faleminderit për gjithçka, kapiten,” – ka shkruar Romero.
Më tej, ai i është drejtuar edhe bashkëlojtarit tjetër, Nicolas Otamendi, duke vlerësuar kontributin e tij madhor ndër vite në fushën e blertë.
“Dhe gjeneral, faleminderit për çdo betejë, çdo përqafim dhe çdo moment të ndarë bashkë. Sa krenari të kem luftuar kaq shumë herë së bashku për këtë fanellë. Je një nga më të mëdhenjtë në historinë e kësaj fanellë. Do të më mungoni të dy,” – përfundon mesazhi i kapitenit të ri të Argjentinës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: