Kronikë
Bllokohen punimet për amfiteatrin në Mitrovicë të Veriut: “Trepça” kërkon pronësinë e tokës
Reklamë e Sponsorizuar
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka ndërmarrë një masë të përkohshme ndaj Komunës së Mitrovicës së Veriut, duke urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve për ngritjen e amfiteatrit në sheshin qendror. Ky vendim erdhi pas kërkesës zyrtare të ndërmarrjes “Trepça”, e cila pretenduje se është pronare e ligjshme e parcelave ku ka nisur ky projekt urban.
Sipas dokumentacionit të gjykatës, regjistrat kadastralë dëshmojnë se pronësia e tokës i takon “Trepçës”, ndërsa provat fotografike konfirmojnë nisjen e ndërtimeve. Përfaqësuesit e drejtësisë kanë vlerësuar se ndërmarrja ka argumentuar bindshëm të drejtën e saj pronësore, duke e bërë të bazuar kërkesën për bllokimin e punimeve.
Sipas vendimit gjyqësor, Komunës i ndalohet çdo lloj ndërhyrjeje, shfrytëzimi apo aktiviteti tjetër ndërtimor në këto hapësirë, deri në një vendim përfundimtar. Kërkesa e “Trepçës” për vendosjen e kësaj mase ishte trajtuar me urgjencë dhe pa njoftimin paraprak të palës komunale për shkak të rrezikut të ndryshimit të gjendjes në terren.
Gjyqtari i çështjes, Fuad Haliti, theksoi se të dhënat zyrtare dhe fotografitë tregojnë qartë se veprimet e komunës rrezikojnë të cenojnë të drejtat pronësore të ndërmarrjes. Nga ana tjetër, nënkryetarja e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Adriana Hoxhiq, e cilësoi situatën si një “keqkuptim” mes dy institucioneve, duke shfaqur besimin se çështja do të gjejë zgjidhje.
Projekt-ideja për amfiteatrin kishte nisur më 14 shtator 2026 me një buxhet prej 50 mijë e 475 eurosh, ndërsa masa për ndalimin e punimeve u firmos më 23 shtator 2026.
Në kuadër të procedurave hetimore dhe gjyqësore, gjatë ditës së sotme rreth orës 13:45 u realizua inspektimi i drejtpërdrejtë në vendin e ngjarjes. Aty ishin të pranishëm përfaqësues të gjykatës, eksperti gjeodet, si dhe palët ligjore nga Komuna dhe ndërmarrja “Trepça”.
Gjatë këtij kontrolli, eksperti gjeodet konfirmoi se nga punimet janë dëmtuar ngastrat kadastrale 786-0 dhe 788-0 në zonën e Mitrovicës së Veriut. Në vendngjarje është vërejtur prania e një ekskavatori, si dhe tubacione dheu që po përdoreshin për aktivitetin ndërtimor.
Gjatë inspektimit në terren, gjyqtari Fuad Haliti bëri përshkrimin e saktë të kufijve të ngastrave kontestuese, duke përfshirë lidhjen e tyre me sheshin ekzistues të qytetit dhe zonat përreth, për t'i shërbyer hetimit të mëtejshëm të rastit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: