Politikë
Kurti pas marrjes së detyrës nga Presidentja Shiroka-Pula: Kemi para nesh projekte të mëdha dhe stabilitet
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka dhënë deklarimet e tij publike pas përfundimit të ceremonisë solemne të inaugurimit të Presidentes së re të Republikës, Justina Shiroka-Pula.
Gjatë fjalës së tij, kreu i ekzekutivit theksoi se tashmë institucionet hyjnë në një fazë me dinamikë të lartë puna dhe projektesh, ndërsa zgjedhjen e Shiroka-Pulës në krye të shtetit e cilësoi si zhvillimin më pozitiv të periudhës aktuale.
“Tash kena shumë punë përpara, stabilitet institucional me projekte të panumërta edhe aso që kanë nisur më herët edhe aso që i fillojmë tani. Kemi Presidente të re të Republikës dhe ky është lajmi më i gëzuar jo vetëm i muajit tetor”, u shpreh ndër të tjera Kurti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: