Kronikë
Ndryshimet ligjore për Specialen, Behrami: Nëse refuzohet zbatimi, protestat të zhvendosen në Bruksel
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, ka reaguar lidhur me qëndrimin e Gjykatës Speciale karshi Ligjit të Dhomave të Specializuara, i cili mbrëmë mori dritën jeshile në lexim të dytë.
Reagimi i tij vjen pasi zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, bëri të ditur se ky institucion nuk ka qenë pjesë e konsultimeve lidhur me këto ndryshime ligjore, duke shtuar se fokusi i tyre mbetet përmbushja e mandatit kushtetues.
“Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) nuk janë konsultuar. Për momentin nuk kemi ndonjë koment. Dhomat e Specializuara janë tërësisht të fokusuara në zbatimin e mandatit të tyre për të garantuar procese gjyqësore të drejta, të paanshme dhe të sigurta, si dhe për të garantuar mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave”, theksoi Doyle përmes një deklarate.
Duke komentuar këtë situatë, deputeti Behrami ka paralajmëruar se në rast se kjo gjykatë shmang zbatimin e ligjit të ri, hapi i radhës i pakënaqësisë qytetare duhet të orientohet drejt kryeqendrës evropiane dhe mekanizmave ndërkombëtarë.
“Sapo ligji të hyjë në fuqi, institucionet e Kosovës duhet ta njoftojnë Gjykatën Speciale për mandatin e ri, bazuar në ndryshimet ligjore. Nëse, për çfarëdo arsyeje, Gjykata Speciale i bën bisht implementimit, sheshi duhet të bartet në Bruksel, në Fushë Kosovë, te EULEX-i dhe te ndërtesa e BE-së”, u shpreh Behrami.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: