Politikë
Kryemyftiu Tërnava uron Presidenten Justina Shiroka-Pula: Udhëheqje me mençuri dhe përkushtim për vendin
Reklamë e Sponsorizuar
Institucioni i Bashkësisë Islame të Kosovës i ka dërguar një mesazh urimi akamdemikes Justina Shiroka-Pula, me rastin e zgjedhjes së saj në krye të shtetit si Presidente e Republikës së Kosovës.
Në mesazhin e tij urues, kryemyftiu Naim Tërnava ka shprehur besimin e plotë se përmvoja e gjatë dhe angazhimi i saj do të jenë kyçe për drejtimin e kësaj detyre të lartë me integritet. Ai ka vlerësuar se Shiroka-Pula do të japë një kontribut të çmuar në nxitjen e unitetit, bashkëpunimit mes institucioneve dhe forcimin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës në rrafshin e brendshëm dhe ndërkombëtar.
Po ashtu, kreu i Bashkësisë Islame ka përshëndetur faktin që forcat politike arritën një dakordësi për këtë proces, duke i siguruar vendit stabilitet të nevojshëm institucional. Ai ka përmendur edhe miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë, duke shprehur pritshmërinë që ky proces të rezultojë me vendosjen e drejtësisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: