Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Vlora Çitaku dedikim prekës për Çlirim Hazirin: Je bërë krenaria e babait tënd

Redaksia Lajmetereja • 07-10-2026 12:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka drejtuar një falënderim dhe vlerësim të lartë për protestuesin Çlirim Haziri, i cili ka udhëhequr për 21 ditë protestat kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë dhe në mbështetje të nismës për mbrojtjen me ligj të vlerave të UÇK-së. Nëpërmjet një reagimi publik, Çitaku e ka cilësuar Çlirimin si mishërim të protestës qytetare, duke e ndërlidhur angazhimin e tij me trashëgiminë e babait të tij, dëshmorit dhe heroit të atdheut, Xhavit Haziri. "Çlirim, ti e ke ba krenar babën! 21 ditë radhazi. Ditë e natë. Në ballë të protestës kundër aktgjykimit të padrejtë në Hagë. Në ballë të kërkesës për mbrojtjen e UÇK-së me ligj", ka shkruar ajo. Sipas saj, zëri i Çlirim Hazirit është shndërruar në jehonë të mijëra qytetarëve, ndërsa rezistenca e tij u ka dhënë fuqi qytetarëve për të vijuar përpjekjen. Çitaku ka vënë në pah vazhdimësinë e patriotizmit ndër breza, duke e krahasuar angazhimin e tij me idealet e luftës për liri. "S’kishte si të ndodhte ndryshe. Babai u ngrit për lirinë. Ti ngrihesh për dinjitetin e atyre që na e sollën atë. E njëjta dashuri për Kosovën, nga një brez te tjetri. Si një rrëfim epik që vazhdon të shkruhet me dashuri për vendin", ka shtuar ajo. Ajo ka theksuar se emri i tij mbart idealet e brezit të Xhavit Hazirit, duke e vlerësuar atë si simbol të qëndresës dhe bashkimit qytetar. Në fund të mesazhit të saj, Çitaku e ka inkurajuar Hazirin të mos ndalet në këtë rrugëtim, duke kërkuar që të ruajë sinqeritetin dhe guximin për të qenë zëri i qytetarëve deri në vendosjen e drejtësisë për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar