Politikë
Krerët e shteteve mesazh urimi: Sllovenia shpreh gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me Kosovën
Reklamë e Sponsorizuar
Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar, i ka dërguar një mesazh urimi Justina Shiroka-Pulës, me rastin e zgjedhjes së kësaj të fundit në krye të shtetit të Kosovës si Presidente e Republikës.
Kreu i shtetit slloven ka theksuar rëndësinë e intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe ka vënë theksin te puna e përbashkët në kuadër të nismës rajonale të Procesit të Brdo-Brionit.
"Urimet e mia të sinqerta për Justina Shiroka Pulën me rastin e zgjedhjes së saj si Presidente e Republikës së Kosovës. Pres me kënaqësi një bashkëpunim të mirë dhe konstruktiv midis Sllovenisë dhe Kosovës, si në nivel dypalësh, ashtu edhe në kuadër të Procesit Brdo-Brioni. Ju uroj shumë suksese në mandatin tuaj të rëndësishëm", ka shkruar ajo në urimin e saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: