Sport
Kthehet legjenda, Arbnor Morina merr drejtimin e Ferizajt
Reklamë e Sponsorizuar
Klubi i futbollit Ferizaj ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit të njohur Arbnor Morina në krye të shtabit teknik, duke i besuar atij udhëheqjen e skuadrës për pjesën e mbetur të edicionit.
Kjo shënon një rikthim në pankinë për Morinën pas një periudhe katërvjeçare, ndërsa ai e merr drejtimin e ekipit në një moment delikat. Pas zhvillimit të tetë xhirove në Ligën e Parë të Kosovës, ferizajasit nuk po kalojnë një periudhë pozitive dhe pozicionohen në vendin e nëntë të tabelës me 10 pikë të grumbulluara.
Në njoftimin zyrtar të lëshuar nga klubi, theksohet rëndësia e kësaj marrëveshjeje dhe besimi që drejtuesit kanë te figura e trajnerit të ri.
“FC Ferizaj ka arritur marrëveshje me trajnerin Arbnor Morina, i cili do të drejtojë skuadrën tonë në vazhdim të kampionatit. Morina i bashkohet klubit me synimin për të sjellë përvojën, profesionalizmin e tij në ekip, ndërsa së bashku do të punojmë për të arritur objektivat e klubit në pjesën e mbetur të sezonit. I urojmë trajnerit Arbnor Morina mirëseardhje në familjen e FC Ferizajt dhe shumë suksese në detyrën e re!”, thuhet në kumtesën e klubit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: