Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Gani Geci cakton profilin ideal për president: Ky është figura që i duhet vendit

Redaksia Lajmetereja • 26-09-2026 07:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gani Geci cakton profilin ideal për president: Ky është figura që i duhet vendit
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka dalë me një propozim konkret për kreun e ri të shtetit, duke radhitur në këtë pozitë bashkëpartiakun e tij, Anton Qunin. I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Geci e ka cilësuar Qunin si personalitet me qasje unifikuese për skenën politike vendase. “Atë e votojnë të gjithë deputetët e LDK. Është frymë e Koshares dhe e luftës. Unë mendoj se e votojnë të gjithë”, deklaroi Gani Geci të premten. Më 23 shtator, Gjykata Kushtetuese përveç që konstatoi se Kuvendi është konstituar dhe se formimi i Qeverisë “Kurti 4” nuk është antikushtetues, dha afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit, duke konstatuar se afati ka filluar të rrjedhë më 8 gusht. Zgjedhjet e 7 qershorit u shkaktuan pikërisht për shkak të dështimit të partive për t’u dakorduar për emrin e presidentit të ri. Pas 7 qershorit, partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje kërkoi shtyrjen e seancës konstituive me arsyetimin se pa një marrëveshje për presidentin, konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk shmangin zgjedhjet. Kryetari i saj, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, pas disa takimesh njoftuan se janë dakorduar për emrin e Bekim Sejdiut për president. Por marrëveshja u kundërshtua nga gjashtë deputetë të LDK-së. Ndërkohë, PDK-ja pati qëndrim të prerë për qëndrim në opozitë dhe nuk diskutoi se VV-në për ndonjë emër.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar