Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Ekonomi

Bilanci i SEPA-s: Qytetarët dhe bizneset i kursejnë mbi 5 milionë euro brenda një viti

Redaksia Lajmetereja • 07-10-2026 08:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Bilanci i SEPA-s: Qytetarët dhe bizneset i kursejnë mbi 5 milionë euro brenda një viti
Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut shënon sot përvjetorin e parë të nisjes operative të vendit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro – SEPA, një hap kyç që shënon integrimin e sistemit vendor të pagesave në atë evropian. Sipas njoftimit zyrtar nga ky institucion, avantazhi kryesor i anëtarësimit në SEPA lidhet me përmirësimin e transaksioneve ndërkufitare në euro me 40 vendet anëtare. Kjo u mundëson qytetarëve dhe sipërmarrjeve realizimin e pagesave me një shpejtësi më të madhe, procedura më të thjeshta dhe kosto dukshëm më të ulëta, në nivele të ngjashme me ato të Bashkimit Evropian. “Llogaritet se si pasojë e këtij integrimi, deri më sot janë kursyer mbi 5 milionë euro. Më konkretisht, që nga muaji shtator i vitit 2026, janë regjistruar mbi 581 mijë transaksione përmes këtij sistemi, vlera e përgjithshme e të cilave kap shifrën e rreth 11 miliardë eurove”, theksohet në kumtesë. Nga banka qendrore bëjnë me dije se komisionet për transaksionet përmes SEPA-s kanë shënuar ulje deri në gjashtëfish për qytetarët dhe deri në nëntëfish për bizneset, në krahasim me sistemin e vjetër të bankave korrespondente. Këto përfitime financiare parashikohet të rriten paralel me zgjerimin e përdorimit të këtij kanali, i cili nxit investime të reja ndërmjet kompanive, veçanërisht në segmentin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe ndihmon drejtpërdrejt buxhetin e familjeve. Në një periudhë prej më pak se dymbëdhjetë muajsh nga ky hap, SEPA është shndërruar në rrugën kryesore për dërgimin dhe pranimin e pagesave ndërkufitare në euro, të cilat mund të kryhen përmes çdo banke vendase. “Që prej shtatorit të vitit 2026, pesha e transaksioneve SEPA ndaj totalit të transaksioneve ndërkufitare, si hyrëse ashtu edhe dalëse në euro, ka arritur në 69 për qind. Pjesëmarrja e transaksioneve ndërkufitare si për dalje (67%) ashtu edhe për hyrje (70%) paraqitet pothuajse e barabartë, çka dëshmon se qytetarët dhe ndërmarrjet po mbështeten gjithnjë e më shumë tek ky sistem për transferimin dhe pranimin e mjeteve nga jashtë. Rëndësia e kësaj infrastrukture dëshmohet gjithashtu nga qarkullimi financiar, ku më shumë se gjysma e vlerës së transaksioneve hyrëse dhe mbi 70 për qind e atyre dalëse në euro përpunohen pikërmjet SEPA-s”, përfundojnë nga Banka Popullore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar