Politikë
Ardita Sinani uron Justina Shiroka-Pulën për detyrën e lartë dhe kërkon vëmendje për Luginën
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, i ka drejtuar një mesazh urimi Justina Shiroka-Pulës me rastin e zgjedhjes së saj në krye të shtetit si Presidente e Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi publik, Sinani i ka uruar asaj suksese, mbarësi dhe mençuri në ushtrimin e funksionit të ri, duke shprehur bindjen se udhëheqja e saj do të kontribuojë në forcimin e shtetësisë, promovimin e unitetit dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën.
Në vijim të urimit, ajo ka nënvizuar se qytetarët e Preshevës presin me besim se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të mbështesin dhe të qëndrojnë afër shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: