Politikë
Nga qelia e paraburgimit, Ilir Meta dërgon urimin për presidente të Kosovës
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-kreu i shtetit të Shqipërisë, Ilir Meta, i ka dërguar një mesazh urimi Justina Shiroka-Pulës, pas zgjedhjes së saj në krye të shtetit të Kosovës si Presidente.
Nëpërmjet një postimi të bërë nga qelia, Meta ka vlerësuar gjithashtu deputetët e Kuvendit, duke u shprehur se ata dëshmuan “pjekuri dhe përgjegjshmëri të lartë politike” për të kapërcyer ngërçin e krijuar institucional në Kosovë.
“Urimet më të përzemërta Prof. Justina Shiroka-Pula, akademikes së mirënjohur, për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të Presidentes së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Meta.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: