Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Përpjekjet për kultin e Hashim Thaçit në Kosovë nuk mund të imponohen përmes dhunës

Redaksia Lajmetereja • 07-10-2026 08:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Përpjekjet për kultin e Hashim Thaçit në Kosovë nuk mund të imponohen përmes dhunës
Paralelet historike tregojnë se ideologjitë totalitare shpesh janë përpjekur të monopolizojnë ngjarjet e mëdha kombëtare. Ngjashëm me mënyrën se a u veprua në të kaluarën me Luftën Nacional-çlirmatore në Shqipëri, ku komunistët privatizuan çdo etapë të saj për të siguruar pushtetin dhe për të etiketuar të tjerët si reaksionarë, edhe sot po shfaqen tendenca të ngjashme rreth konfliktit të viteve 1998-1999 në Kosovë, nga një grup që kërkon të uzurpojë trashëgiminë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo kastë, duke shfrytëzuar vendimet e Gjykatës Speciale në Hagë, po përpiqet të ndërtojë kultin e udhëheqësit për Hashim Thaçin. Përvoja e kaluar e regjimeve komuniste po përsëritet në trajta të reja, ku liderët e dënuar, me Thaçin në krye, mobilizojnë struktura dhe individë për të ushtruar presion mbi institucionet vendase. Akte të ndryshme të dhunshme, kërcënimet për të kushtëzuar miratimin e ligjeve të diskutueshme dhe deklaratat konfrontuese dëshmojnë një frymëzim dhe motivim që buron drejtpërdrejt prej tij, fakt ky që sipas analizave mbështetet edhe nga angazhimi i drejtpërdrejtë i anëtarëve të familjes së tij në këto protesta të tensionuara. Megjithatë, protestat e dhunshme nuk mund të ndryshojnë vendimet e drejtësisë ndërkombëtare dhe as nuk mund të kthejnë mbrapsht vendimet e formës së prerë të gjykatave. Përkundrazi, përdorimi i dhunës vetëm sa forcon pozitat e trupit gjykues. Megithëse këtë e dinë mirë vetë protagonistët, nxitja e tensioneve në Prishtinë shërben si një mjet për të realizuar ambicien afatgjatë të krijimit të një kulti personalitetit mes shqiptarëve. Në realitet, historia e luftës së Kosovës ka heronj dhe themelues të tjerë të padiskutueshëm. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka simbolet e saj të vërteta te Adem Jashari, ndërsa protagonizmi politik i asaj periudhe i takojnë edhe figurave si Adem Demaçi. Për të zbehur hijen e këtyre personaliteteve dhe për të mbuluar zhvillimet e mëvonshme, përfshirë diskutimet rreth kufijve, është investuar fuqishëm në projekte biografike që e paraqesin Thaçin si udhëheqësin kryesor të vendit, duke kërkuar kështu një hymnizim të pamerituar të figurës së tij në dëm të historisë së vërtetë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar