Kronikë
Haziri paralajmëron vazhdimin e protestave: Do të ruajmë me vigjilencë Ligjin për Gjykatën Speciale
Reklamë e Sponsorizuar
Çlirim Haziri, organizator i nismës protestuese “Jo në emrin tim!”, ka konfirmuar se vala e protestave nuk do të ndalet, gjatë një paraqitjeje televizive në emisionin “Ora Shtatë”.
Megjithatë, ai ka bërë të ditur se dinamika e tubimeve do të ndryshojë, duke hequr dorë nga organizimi i përditshëm që ka karakterizuar tri javët e kaluara.
“Protestat do t’i vazhdojmë, protestat do të ndryshojnë formë, protesta nuk do të jetë e përditshme, do të jemi gardian të këtij ligji, do të tentojmë që të ndikojmë në format tona që të punohet në drejtim të duhur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe të arrijmë ta ndryshojmë tregimin që po tentohet të vuloset nga një gjykatë super speciale me ato vendimet e saja të diktuara”, u shpreh Haziri gjatë intervistës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: