Kronikë
Përplasje automjetesh në Vlorë: Një i lënduar dhe dy shoferë shoqërohen në polici
Reklamë e Sponsorizuar
Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë orëve të mëngjesit në qytetin e Vlorës, konkretisht pranë zonës së njohur si “Tregu i Frutave”, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje.
Si pasojë e këtij incidenti, një person ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore dhe është dërguar në spital, ndërkohë që të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar nga forcat e rendit për verifikime të mëtejshme.
Në lidhje ngjarjen, autoritetet policore kanë dhënë detajet paraprake, duke bërë të ditur se rreth orës 07:30, në rrugën “Damian Humariti” te “Tregu i Frutave”, janë përplasur makinat me drejtues shtetasit D. D., 30 vjeç dhe E. O., 51 vjeç.
Sipas bluve, në mjetin që drejtohej nga 30-vjeçari D. D. ndodheshin pesë pasagjerë. Një prej tyre është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, pas trajtimit, është larguar në banesë.
Ndërkaq, dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale. Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po kryen të gjitha veprimet e duhura për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e këtij aksidenti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: