Kronikë
Haziri paralajmëron vazhdimin e protestave: Do të ruajmë me vigjilencë Ligjin për Gjykatën Speciale
Reklamë e Sponsorizuar
Organizatori i nismës protestuese “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri, i ftuar në emisionin “Ora Shtatë”, ka konfirmuar se vala e protestave nuk do të ndalet, ndonëse ato do të pësojnë ndryshime në organizimin e tyre.
Gjatë paraqitjes së tij, ai bëri të ditur se tubimet nuk do të jenë më të përditshme, duke vënë kështu fund ritmit të mbajtur përgjatë tri javëve të kaluara.
“Protestat do t’i vazhdojmë, protestat do të ndryshojnë formë, protesta nuk do të jetë e përditshme, do të jemi gardian të këtij ligji, do të tentojmë që të ndikojmë në format tona që të punohet në drejtim të duhur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe të arrijmë ta ndryshojmë tregimin që po tentohet të vuloset nga një gjykatë super speciale me ato vendimet e saja të diktuara”, u shpreh ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: