Aktuale
Pas 21 ditë protestash, reagon bashkëshortja e Çlirim Hazirit: Zgjodhe të mos heshtësh për UÇK-së
Reklamë e Sponsorizuar
Pas një periudhe prej 21 ditësh protestash të pandërprera, Donika Hasani-Haziri ka thyer heshtjen përmes një reagimi publik, ku ka shprehur hapur krenarinë për qëndrimin e palëkundur të bashkëshortit të saj, Çlirim Hazirit, në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ajo i ka drejtuar fjalë mirënjohjeje partnerit të jetës, duke vlerësuar lart vendimin e tij për të mos heshtur në një ndër periudhat më sfiduese për vendin dhe vetë gjirin familjar.
"Faleminderit që në një nga ditët më të vështira për Kosovën, ty dhe familjen tonë, zgjodhe të mos heshtësh. Faleminderit që dole në mbrojtje të UÇK-së dhe që organizove e qëndrove në krye të protestave për 21 ditë rresht, pa u thyer e pa u dorëzuar", ka shkruar Hasani-Haziri në mesazhin e saj.
Gjithashtu, ajo ka shtuar se si bashkëshorte dhe nënë e fëmijëve të tyre, ndien një krenari të thellë për angazhimin dhe sakrificën e treguar gjatë kësaj kohe.
"Një ditë, fëmijët tanë do të rriten dhe do ta kuptojnë pse babai i tyre zgjodhi të qëndrojë në këmbë kur shumë të tjerë heshtën", ka shtuar ajo në shkrimin e saj.
Në mbyllje të reagimit, ajo ka përsëritur falënderimet për kontributin e dhënë: "Për 21 ditë qëndrese, për guximin dhe për besimin tënd faleminderit, Çlirim. Ne jemi krenarë me ty".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: