Politikë
Begaj uron presidenten e re të Kosovës: Shqipëria dhe Kosova, krah për krah në çdo sfidë drejt BE-së
Reklamë e Sponsorizuar
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka përcjellë urimet e tij më të sinqerta Justina Shiroka-Pulës, me rastin e zgjedhjes së saj në postin e Presidentes së Kosovës.
Në mesazhin e tij zyrtar, kreu i shtetit shqiptar ka vënë theksin te rëndësia e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, duke rikonfirmuar përkushtimin për një rrugëtim të përbashkët drejt integrimit në strukturat euroatlantike.
“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, ka shkruar Presidenti Begaj në urimin e tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: