Politikë
Kryeministri Kurti: Kosova ka presidente të re dhe institucione stabile
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës.
Kurti tha se me zgjedhjen e presidentes së re, Kosova tashmë ka institucione stabile. Ai bëri të ditur gjithashtu se është miratuar ligji me ndryshime për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë.
“Do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel”,shkroi Kurti.
Republika ka presidente të re, profesoreshën Justina Shiroka-Pula, Kosova ka institucione stabile.
Kemi edhe ligjin me ndryshime për Dhomat dhe Prokurorinë e Specializuar në Hagë dhe do të punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së në apel.
Falënderoj deputetët pjesëmarrës në votim, sikurse edhe kryetarin Hamza që pranoi propozimin. Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës!
Urime presidentes së re dhe të gjithë qytetarëve!
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: