Politikë
Dritë jeshile për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara: Kuvendi miraton projektligjin në lexim të dytë
Reklamë e Sponsorizuar
Kuvendi i Kosovës ka finalizuar procesin legjislativ për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke e miratuar projektligjin përkatës në lexim të dytë.
Ky vendim është marrë me mbështetjen e gjerë të deputetëve, ku 90 prej tyre kanë votuar pro këtyre ndryshimeve ligjore.
Në seancën e sotme, në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, ata të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe përfaqësues nga grupi multi-etnik.
Miratimi i këtij projektligji vjen si përgjigje ndaj kërkesës së vazhdueshme të PDK-së dhe protestuesve, të cilët kishin organizuar tubime përgjatë 21 ditëve të fundit për të kërkuar këto ndryshime.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: