Politikë
Gara për kreun e shtetit: Shiroka-Pula dhe Hoxha zyrtarizohen si kandidate për presidente
Reklamë e Sponsorizuar
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës ka vijuar punimet me pikën kryesore të rendit të ditës, e cila ka të bëjë me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
Në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetarja Arbërie Nagavci ka zyrtarizuar kandidaturën e Justina Shiroka-Pulës për postin e të parës së shtetit.
Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës, përmes deputetit Arian Tahiri, ka propozuar Eliza Hoxhën si kundërkandidate për këtë pozitë të rëndësishme institucionale.
Me këto dy propozime, gara për postin e presidentit të Kosovës merr formë zyrtare, duke e vendosur Kuvendin përballë vendimmarrjes për dy emrat e propozuar nga subjektet politike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: