Politikë
Votimi i ligjit sonte është i pamundur, Krasniqi i kthen përgjigje PDK-së: Procedura kërkon kohë
Reklamë e Sponsorizuar
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave të Partisë Demokratike të Kosovës, duke bërë të qartë se projektligji në fjalë nuk mund të votohet gjatë natës së sotme, pasi një veprim i tillë do të binte ndesh me Kushtetutën.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Krasniqi ka shpjeguar se si Rregullorja e Kuvendit, ashtu edhe një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, përcaktojnë qartësisht një afat të detyrueshëm prej 72 orësh që duhet të kalojë pas leximit të parë.
“Ligji nuk mundet me u votu para të enjtes paradite (72 orë pas leximit të parë), sepse Rregullorja e Kuvendit dhe aktgjykimi i Kushtetueses e ka qartësu që votimi i mëhershëm e bën ligjin proceduralisht antikushtetues”, ka deklaruar ai, duke iu drejtuar kritikëve të tij.
Sipas zyrtarit të Vetëvendosjes, për t'i hapur rrugë zhvillimeve deri të enjten, vendi duhet fillimisht të bëhet me president sonte, ndërsa u ka bërë thirrje përfaqësuesve të opozitës të mos shpenzojnë energji kot me akuza për këtë çështje.
Në fund të reagimit të tij, duke iu referuar mundësisë së zgjedhjeve, Krasniqi ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj kundërshtarëve politikë, duke u thënë se nëse duajnë zgjedhje, do të përballen me to.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: