Sport
Në prag të sfidës me San Marinon, ylli i Kombëtares shfaqet në rrjete sociale me supermakinën prej qindra mijëra eurosh
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë mbrëmjen e sotme në fushën e stadiumit “Air Albania”, ku duke filluar nga ora 20:45 do të matë forcat me San Marinon, në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Ndërkohë që vëmendja e të gjithëve është e përqendruar te ndeshja e radhës, një prej mbrojtësve kuqezi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale përmes një postimi ku shfaqet krahas automjetit të tij luksoz, një “Porsche 911 GT3 RS” e gjeneratës 992, e cila konsiderohet si një ndër modelet më të veçanta dhe unike të kësaj marke gjermane në vitet e fundit.
Kjo “bishë e asfaltit” fsheh nën kapak një motor me fuqi prej 525 kuajsh, ndërsa performanca e saj është mbresëlënëse pasi shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e kap për vetëm 3.2 sekonda.
Me një shpejtësi maksimale që arrin deri në 296 km/h, ky mjet është ndërtuar kryesisht për performancë në pistë. Sa i përket vlerës në treg, kjo supermakinë llogaritet të kushtojë diku mes 300 mijë dhe 450 mijë eurove.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: