Politikë
Bedri Hamza: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme si rezultat i skenarit politik të Vetëvendosjes
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se çdo mundësi që vendi të drejtohet drejt zgjedhjeve të reja është pasojë e drejtpërdrejtë e agjendës politike të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Hamzës, fakti që një projektligj i caktuar ka kaluar vetëm në leximin e parë dëshmon se partia në pushtet nuk ka pasur asnjëherë synim që ta çojë atë deri në miratimin final në lexim të dytë.
“Çdo orë që kalon e pamundëson aprovimin e ligjit në dy lexime. Koha e mjaftueshme veç po kalon. Edhe herave të kaluara vendi ka shkuar në zgjedhje si projekt i LVV-së, z. Kurti. Edhe kësaj radhe vendi që shkon në zgjedhje shkon si projekt i LVV-së. Sepse VV i do krejt për veti, edhe ato që s’i takojnë”, u shpreh ai.
Kreu i PDK-së shtoi se situata aktuale tregon mungesë të vullnetit të mirëfilltë politik, duke përmendur se nëse do të kishte gatishmëri, ligji mund të miratohej përmes procedurës së shmangies.
“Sot del thotë se i kemi 11 vota të LDK-së e votat tona, e po ia lypim votat PDK-së. Kam besu që Ligji do të kalojë në dy lexime, përveç mungesës së vullnetit politik. Nëse Ligji dje ka kalu, ka mujt me kalu me shmangie sipas nenit 123. Sot kishim ardhë ndoshta kishim votu në marrëveshje me presidentin. Kjo është e saktë”, theksoi Hamza.
Në përmbyllje, ai paralajmëroi se ky zhvillim do të ketë kosto për vendin, duke e cilësuar si një strategji të paramenduar që synon mosarritjen e një rezultati konkret ligjor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: