Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Peci i dërgon mesazh opozitës para zgjedhjeve: Albini mbetet konstanta, ju jeni variablat

Redaksia Lajmetereja • 06-10-2026 15:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Peci i dërgon mesazh opozitës para zgjedhjeve: Albini mbetet konstanta, ju jeni variablat
Kryetari i partisë GUXO, Faton Peci, u ka bërë thirrje subjekteve politike që të gjejnë një konsensus për çështjen e presidentit. Sipas tij, vendi ndodhet në çastet e fundit vendimtare, ndaj kërkohet angazhim i përbashkët, reflektim dhe mbizotërim i arsyes mbi rivalitetet dhe pakënaqësitë e panevojshme. “E, duhet ta dimë t’gjithë, nëse shkojmë n’zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat”, ka shprehur Peci, duke theksuar se realiteti politik nuk ndryshon as pas një procesi të mundshëm zgjedhor. Ai ka shtuar se, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të reja, partitë do të detyrohen sërish të kthehen te tavolina e bisedimeve. Peci ka përfunduar se edhe në negociatat e paszgjedhjeve, dinamika mbetet e njëjtë, ku Albini përfaqëson konstantën, ndërsa LDK-ja, PDK-ja dhe AAK-ja mbeten variablat.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar