Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Tragjedi në familjen Evra: Ish-ylli i Juventusit dhe Manchester United lotojnë humbjen e njeriut të zemrës

Redaksia Lajmetereja • 06-10-2026 15:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedi në familjen Evra: Ish-ylli i Juventusit dhe Manchester United lotojnë humbjen e njeriut të zemrës
Një goditje e rëndë ka prekur ish-mbrojtësin e njohur të Manchester United dhe Juventusit, Patrice Evra, i cili po kalon momente tejet të vështira pas një humbjeje të madhe familjare. Nëna e ish-futbollistit, Juliette Evra, është ndarë nga jeta ditën e sotme, pasi ishte duke u përballur për një periudhë të gjatë kohore me sëmundjen e rëndë të Alzheimerit. Këtë lajm pikëllues e ka bërë të ditur vetë ish-reprezentuesi francez përmes një postimi emocional në rrjetin social “Instagram”, ku krahas shprehjes së dhimbjes, ai interpretoi edhe vargje nga kënga e grupit të njohur francez, Sexion D’Assaut. "E kam humbur forcën, por po përpiqem të ruaj pozitivitetin. Njerëzit më pyesin shpesh nëse jam gjithmonë i lumtur... Për të gjithë ju që i keni nënat gjallë, pavarësisht se vdekja nuk e shuan dashurinë, thjesht shprehni dashurinë tuaj çdo ditë, para se ato të largohen përgjithmonë", ka deklaruar Evra në mesazhin e tij prekës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar