Aktuale
Pamjet e publikuara nga RTK: Pretendohet sulmi ndaj policëve gjatë protestës së 5 tetorit
Reklamë e Sponsorizuar
Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka hedhur dritë mbi ngjarjet e protestës së mbrëmshme, e cila u mbyll me qytetarë dhe zyrtarë policorë të lënduar, përmes publikimit të një materiali pamor.
Përmes një videoje të shpërndarë në platformat sociale, transmetuesi publik pretendon se ka siguruar pamje ekskluzive të çastit kur Policia e Kosovës u vu në shënjestër të sulmeve nga protestuesit gjatë natës së 5 tetorit.
Megjithatë, ky publikim ka ngjallur një valë pakënaqësish dhe reagimesh të shumta nga ndjekësit në rrjet, të cilët kanë kritikuar hapur televizionin, duke e lidhur atë me ndikimet e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.
"Hahah hajt RTK(vv) hajt", ka shkruar njëri nga komentuesit në rrjetet sociale.
Ndërkohë, një tjetër përdorues ka komentuar me nota ironike: "A është gjallë Hajrie spikerica merrne ne punë edhe kompletohi taman si vitin 98 kunder UÇK-së".
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: