Sport
Sfida e sotme: Kombëtarja synon kthesën ndaj San Marinos në “Air Albania”
Reklamë e Sponsorizuar
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë mbrëmjen e sotme në fushën e stadiumit “Air Albania” për t'u përballur me San Marinon, në kuadër e duelit përmbyllës të kësaj faze të Ligës së Kombeve.
Pas rezultatit negativ dhe humbjes së regjistruar përballë Finlandës, skuadra kuqezi është e fokusuar totalisht te fitorja, me synimin për të dhënë një paraqitje bindëse dhe për të rikthyer qetësinë para tifozëve të saj.
Për këtë takim, trajneri Maran ka paralajmëruar lëvizje në strukturën e skuadrës, duke planifikuar disa ndryshime në formacionin titullar. Pritet që porta t'i besohet Dajsinanit, ndërsa reparti i prapavijës do të udhëhiqet nga Kumbulla. Ndërkohë, faza e sulmit pritet t'i besohet treshës Hoxha, Muçi dhe Manaj, të cilët do të kërkojnë të bëjnë diferencën në fushën e lojës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: