Politikë
Armend Zemaj: Kushdo që i beson partneritetit me Kurtin, do të zhgënjehet
Reklamë e Sponsorizuar
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka dalë me një reagim të ashpër ndaj qëndrimeve të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, lidhur me skenën politike dhe bllokadën e institucioneve.
Zemaj e ka akuzuar kreun e ekzekutivit se nuk ka vullnet për të ruajtur stabilitetin e vendit, duke shtuar se ai vazhdimisht synon që fajin për bllokadën t'ia faturojë aktorëve të tjerë politikë.
“Albin Kurti nuk e sheh stabilitetin institucional si opsion politik”, ka shkruar ndër të tjera deputeti i LDK-së.
Sipas vlerësimit të tij, në çdo rast kur duket se është arritur një marrëveshje, Lëvizja Vetëvendosje sajon tematika të reja për të devijuar vëmendjen dhe për ta zhvendosur përgjegjësinë te kampi kundërshtar.
“Jo sepse faktet janë të tilla, por sepse propaganda politike e tyre ushqehet në atë mënyrë”, ka potencuar ai në reagimin e tij.
Parlamentari opozitar ka theksuar se prodhimi i krizave institucionale mbetet strategjia e preferuar dhe e vazhdueshme e Kurtit.
“E fatmirësisht, LDK-ja nuk nënshtrohet ndaj askujt, as nuk është inkuadruar dhe as nuk është nënshtruar kurrë”, ka përfunduar Zemaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: