Politikë
Seanca e jashtëzakonshme, Tahiri u drejtohet deputetëve me thirrjen për bashkim rreth Projektligjit për Specialen
Reklamë e Sponsorizuar
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, u ka dërguar zyrtarisht ftesat subjekteve të tjera politike dhe çdo deputeti veç e veç, duke kërkuar mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tyre në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.
Sipas njoftimit të tij, kjo mbledhje e jashtëzakonshme do të ketë një pikë të vetme në rendin e ditës, e cila konsiston në shqyrtimin dhe votimin në lexim të dytë të Projektligjit për Dhomat e Specializuara.
Duke theksuar rëndësinë e këtij momenti, Tahiri ka bërë një thirrje publike për unitet, duke u shprehur se çështja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të shërbejë si element bashkues për të gjithë përfaqësuesit e popullit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: