Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Hamza kërkon seancë urgjente për Ligjin e Speciales: Kemi siguruar nënshkrimet, ftojmë të gjithë deputetët për bashkëpunim

Redaksia Lajmetereja • 06-10-2026 13:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Hamza kërkon seancë urgjente për Ligjin e Speciales: Kemi siguruar nënshkrimet, ftojmë të gjithë deputetët për bashkëpunim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, gjatë një konference për media, ka bërë të ditur se subjekti që ai drejton është në pritje dhe po kërkon thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për miratimin në lexim të dytë të Ligjit për Gjykatën Speciale. Ai bëri me dije se tashmë kanë siguruar një numër të mjaftueshëm të nënshkrimeve dhe u bëri thirrje ligjvënësve të tjerë që t'i bashkohen kësaj nisme. “PDK po pret, po kërkon që të thirret seanca, që ta aprovohet Ligji për Specialen në leximin e dytë. Ne i kemi dërgu ftesë dhe kërkesë znj. Haxhiu që ta thërret seancën. I kemi mbledhur nënshkrimet e një numri të konsiderueshëm për seancë të jashtëzakonshme, të PDK-së dhe Aleancës. I kemi dërguar ftesë dhe lutje deputetëve të VV’së e LDK’së dhe të komuniteteve joshumicë joserbe që ta në i japin nënshkrimet për seancë të jashtëzakonshme. Ne kërkojmë që Ligji të aprovohet. S’ka asnjë arsye që të mos aprovohet në lexim të dytë. S’ka pengesa ligjore e procedurale. S’do të ketë as pengesa politike nga subjektet tjera politike. Ka kaluar në lexim të parë dhe presim që të kalojë edhe në lexim të dytë. S’është ligj për PDK’në, është ligj që e kalon peshën e rëndësinë e një partie politike. Është ligj për luftën për pavarësi të popullit të Kosovës. Është kërkesë e drejtë”, ka deklaruar Hamza. Duke vënë theksin te konsensusi politik për këtë çështje, kreu i PDK-së shtoi se ka zhvilluar takime me krerët e partive të tjera për të siguruar mbështetjen e nevojshme institucionale. “Para se ta procedoj këtë ligj. I kam takuar të gjithë liderët, Kurtin, Abdixhikun e Gjinin. U kam kërkuar përkrahjen. Ne spo duam ta pengojmë drejtësinë. Ne duam drejtësi. Ne s’po duam ta shpërbëjmë këtë gjykatë”, ka shtuar ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar