Kronikë
Skandali i videove intime të kompozitorit Adrian Hila: Policia merr në pyetje tre vajza të tjera
Reklamë e Sponsorizuar
Pavarësisht se në platforma të ndryshme me përmbajtje për të rritur vazhdojnë të publikohen pamje të reja intime që përfshijnë kompozitorin e njohur Adrian Hila dhe artiste të ndryshme, organet e rendit dhe Prokuroria e Tiranës ende nuk kanë një përgjigje përfundimtare se kush qëndron pas rrjedhjes së këtyre materialeve të siguruara nga kamerat e sigurisë.
Në kuadër të hetimeve intensive që po zhvillohen, gjatë ditës së martë, Sektori për Krimin Kibernetik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka thirrur për të dëshmuar edhe tre vajza të tjera, të cilat shfaqen në këto regjistrime.
Ato kanë ndjekur të njëjtën linjë deklarimi si personat e tjerë të pyetur më parë, duke dhënë shpjegime rreth natyrës së lidhjes së tyre me kompozitorin. Megjithatë, dëshmitaret theksojnë se përgjegjësia kryesore për këtë situatë duhet kërkuar diku tjetër, duke ngritur dyshime të forta ndaj individëve që kanë mundësuar shpërndarjen apo kanë bërë komente mbi këto video.
Lidhur me këtë çështje, strukturat e Policisë së Tiranës kanë dorëzuar materialet procedurale në Prokurori, ku po hetohet për katër vepra penale, konkretisht: “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve dhe ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: