Sport
Përvjetori i 6 Tetorit 1968, Ahmeti: Dita kur flamuri kuqezi u shndërrua në thirrje për liri dhe qëndresë
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka sjellë në vëmendje 6 Tetorin e vitit 1968, duke e cilësuar atë si një nga stacionet më të rëndësishme të vetëdijesimit kombëtar shqiptar.
Sipas kreut të BDI-së, ngjarjet nisën në Prizren, ku flamuri kombëtar u valëvit hapur, për t'u pasuar menjëherë nga protesta masive që përfshinë qytete të ndryshme të Kosovës dhe troje të tjera shqiptare, duke e shndërruar shenjën kuqezi në emblemë të barazisë, dinjitetit dhe të drejtave identitare.
“6 Tetori 1968, një ditë që flamuri kuqezi u ngrit lart dhe qëndresa shqiptare mori një zë të ri”, ka shkruar Ahmeti në mesazhin e tij përkujtimor.
Ai ka vënë në pah çmimin e lartë që u desh të paguhej për këtë akt guximi, duke kujtuar se shumë atdhetarë përfunduan në qelitë e burgjeve dhe u përballën me dënime të rënda, teksa veçanërisht ka përmendur figurën e patriotit Fazli Grajçevci.
“Breza të tërë e paguan shtrenjtë guximin për ta mbajtur flamurin të lirë. Por as arrestimet, as burgjet, as dënimet, as dhuna dhe as përndjekjet nuk mundën ta ndalin simbolin që për shqiptarët mbart kujtesën e sakrificës, krenarisë dhe qëndresës kombëtare”, ka shtuar ai.
Më tej, Ahmeti ka nënvizuar se ky simbol shërbeu si burim frymëzimi ndër vite për gjenerata të tëra, të cilat u ngritën kundër shtypjes, dhunës dhe politikave të spastrimit etnik, duke bartur këtë ideal deri tek luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
“Flamuri kuqezi nuk është vetëm një simbol që valëvitet në erë. Është historia jonë, sakrifica jonë dhe kujtesa jonë kolektive”, ka përfunduar Ahmeti.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: