Politikë
Protesta para Kryeministrisë në Tiranë hyn në ditën e 118-të
Reklamë e Sponsorizuar
Qytetarët u mblodhën sërish sot në sheshin “Skënderbej” në Tiranë dhe marshuan drejt Kryeministrisë, në ditën e 118-të të protestave kundër investimit të planifikuar në Zvërnec.
Protestuesit vijuan ritualin e marshimit përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke kundërshtuar projektin turistik në zonën e Zvërnecit, politikat për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.
Një i moshuar, foli për gazetarët nga sheshi “Skënderbej”, ku ndau përvojën dhe problematikat e tij me sistemin shëndetësor në vend.
Ndërsa, aktivisti Edison Lika në fjalën e tij para godinës së Kryeministrisë u ndal te incidenti me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së tij në Nju-Jork.
Lika deklaroi se shqiptarët në SHBA e pritën Ramën me protesta dhe vezë, ndërsa tha se protestuesit i kanë përcjellë mesazhin se ai, sipas tyre, nuk përfaqëson më qytetarët shqiptarë.
Edhe në protestën e sotme, një pjesë e mesazheve janë përcjellë përmes pankartave të mbajtura nga protestuesit. Në to kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe shprehet kundërshtimi ndaj qeverisë.
Protesta e nisur më 31 maji ka parashtruar një seri kërkesash nga anullimi i ndryshimeve ligjore në ligjin për zonat e mbrojtura, te anulkimi i “paktës së maleve”, si edhe të kërkesa politike për largimin e klasës politike në vend.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: