Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Sindikata e Policisë: Protestat janë të drejtë legjitime, por agresioni ndaj forcave të rendit është i papranueshëm

Redaksia Lajmetereja • 06-10-2026 11:01
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Sindikata e Policisë: Protestat janë të drejtë legjitime, por agresioni ndaj forcave të rendit është i papranueshëm
Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës është mbledhur sot për të analizuar zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë te ngjarjet e regjistruara gjatë protestave në kryeqytetin e Prishtinës, si dhe angazhimin e strukturave policore në menaxhimin e situatës dhe garantimin e qetësisë publike. Përmes një reagimi zyrtar, kjo sindikatë ka theksuar se liria e tubimit, e drejta për të protestuar dhe shprehja e lirë përbëjnë shtylla fundamentale të çdo sistemi demokratik, të cilat duhet të mbrohen dhe respektohen në çdo rrethanë. Megjithatë, nga kjo strukturë sindikale është bërë e qartë se tubimet paqësore nuk mund të përdoren si alibi për shfaqjen e dhunës ndaj efektivëve të policisë, pronës publike, institucioneve apo qytetarëve të tjerë. “SPK dënon fuqishëm çdo akt dhune, hedhjen e mjeteve piroteknike, mjeteve të forta dhe çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë që janë në kryerje të detyrës zyrtare. Policët e Kosovës nuk janë palë në asnjë debat politik. Ata janë profesionistë të uniformuar, të cilët në këto rrethana kanë për detyrë të zbatojnë ligjin dhe të garantojnë sigurinë e të gjithëve. Ne shprehim mbështetjen tonë të plotë për të gjithë zyrtarët policorë të angazhuar në terren, të cilët edhe në situata të tensionuara janë duke kryer detyrën e tyre në mbrojtje të rendit kushtetues, institucioneve, qytetarëve dhe vetë pjesëmarrësve në protesta”, thuhet në komunikatën për media. “Në këtë moment të ndjeshëm për vendin, është përgjegjësi e të gjithëve që dallimet politike dhe qëndrimet individuale të mos shndërrohen në përplasje me ata që janë të thirrur për të ruajtur rendin dhe sigurinë. Policët janë bijtë dhe bijat tuaja, vëllezërit dhe motrat tuaja. Shumë prej tyre kanë qenë bashkëluftëtarë tuaj dhe sot vazhdojnë t’i shërbejnë vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Çdo polic i lënduar gjatë kryerjes së detyrës është një prind, një fëmijë, një vëlla apo një motër që në fund të ndërrimit pret të kthehet shëndoshë e mirë pranë familjes së tij”, thuhet më tej në komunikatë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar